Qytetarët: Të papërballueshme për ne
Ndër vite çmimet e larta të perimeve dhe frutave (ushqimeve ) kanë shqetësuar qytetarët e elbasanit të cilët shprehen të pakënaqur .Sipas qytetarëve këto çmime janë mjaft të larta në krahasim me pagat e qytetarëve dhe nuk mund të përballohen dot . Qytetarët shprehen se vit pas viti çmimet kanë ardhur në rritje. Megjithatë të paktë janë ata qytetarë të cilët mendojnë se çmimet janë të përballueshme për ata të ciët kanë të ardhura të mira ekonomike. Kishte dhe qytetarë të cilët mendonin se çmimet ishin normale dhe të përballueshme me pagat e tyre .
Aktualisht në tregje ka filluar prodhimi i produkteve vendase çka pritet të sjellë një stabilizim të çmimeve.