Kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren, Frida Krifca ka zhvlilluar një takim me peshkatarët në portin e Durrësit, të cilëve u ka dhënë fjalën se do të vendosej një çmim tavan për naftën që do të përdornin, duke shmangur abuzimet me çmimet.
Ai tha se çmimi do të përcaktohej brenda kësaj jave nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.
“Nafta është rritur por ajo që ne na intereson është që kjo rritje të mos prekë ata të cilët janë në frontin e parë të punës dhe shërbimeve dhe për këtë arsye kemi investuar kaq shumë për naftën pa taksa. Dhe prandaj kemi vënë një linjë ekstra për naftën për ju sepse ju e keni konsumin më tëm adh. Kjo çështja e cmimit të naftës në portin e Durrësit do të mbarojë, se do vendoset çmim unik për peshkatarët. Do jetë çmim i detyruar dhe askush nuk do të mund të lëvizë një qindarkë nga ai çmim. Nuk ka këtu vend për të nxjerrë fitime nga djersa juaj. Nuk është e drejtë dhe nuk duhet ta lejojmë të ketë dallim mes një furnitori dhe një tjetri për portin e Durrësit. Çmimi për naftën në portin e Durrësit, do të vendoset brenda kësaj jave nga ministria e Bujqësisë dhe kush nuk do të bie dakord, do detyrohet të dorëzojë depozitën”-tha Rama.