Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes që mazhoranca po i bën zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion, Belinda Balluku.

CNN raporton se opozita kërkoi arrestimin e numrit 2 të Qeverisë, për të cilën duhet të japë autorizim Kuvendi i dominuar nga mazhoranca socialiste.

“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN.