Komiteti i Ekspertëve në një deklaratë për mediat këtë të hënë kanë bërë një bilanc në kuadër të numrit të pacientëve në spitalet Covid.

Shefja e Shërbimit Infektiv në Tiranë, Najada Çomo, në fjalën e saj ka bërë me dije se në të katër spitalet Covid është rritur numri i pacientëve të shtruar dhe ajo që vlen për tu veçuar sipas saj është se dhe moshat e reja të shtruara po paraqesin komplikacione.

Çomo tha se numri i të infektuarve pritet të rritet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat.

Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtuar të gjitha në spital, nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Dhe pacientët në moshë të re janë në gjendje të rëndëNjë thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë”, tha Çomo.e.su./abcnews.al