Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.
Dy ditë më parë çifti i famshëm ka ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.
Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.
Për më tepër, kënga e parë e “No rich parents” e ka tashmë edhe një datë publikimi. Për të gjithë ju që mezi po prisni, ju bëjmë me dije se “Rosenkrieg” do të publikohet më 28 maj