“Corriere della Sera” fokusohet në ndeshjet e radhës të Serie A, në pjesën e sipërme të renditjes, dhe del me këtë titull: “Milani, i vetëm në krye. Napoli i mposhtur”.
Pastaj vazhdon: “Skuadra e Spallettit nuk zgjati shumë, Kalulu dhe Tomori e bënë të padëmshëm Osimhenin, ndërsa Giroud i dha skuadrës së tij primatin e vetmuar në renditje. Shkëputet “Djalli”, Pioli thyen tabunë dhe mund për herë të parë Spallettin. Kuqezinjtë konfirmohen si më të mirët në përplasjet direkte”.
“Giroud i jep Milanit fitoren e titullit me Napolin, 0-1. Dhe Juve po afrohet”. Ky është titulli që “Il Messaggero” propozon sot në pjesën e sipërme të faqes së parë. Më tej vijon: “Me një goditje të francezit, kuqezinjtë mposhtën Napolin për kreun e kampionatit. +2 pikë ndaj Interit, +3 ndaj Napolit. Spalletti e nisi më mirë, por Pioli mori frytet e strategjisë së tij. Rezultati i 14-të radhazi i dobishëm për Juventusin, që mundi Spezia falë Morata-s dhe u konfirmua i katërti”.
“Nuk ka mbaruar këtu”, është tituli i “Il Mattino”, pas humbjes së Napolit në shtëpi kundër Milanit. Analiza shkon më tej: “Ka dy siguri pas sfidës së titullit, të fituar mbrëmë nga Milani, i cili u rikthye në krye të renditjes me tri pikët e fituara në ‘Maradona’. E para: kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur (11 për Interin) dhe gjithçka është e mundur.
Klasifikimi aktual është vetëm teorik, sepse ekuilibri është parë në fusha javët e fundit, mes ndezjeve dhe gabimeve të protagonistëve. E dyta: Napoli, pavarësisht nga karakteri dhe lojtarët e tij, është një ekip që vazhdon të dështojë në momentet vendimtare”.