Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të jetë e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk kemi pasur fatalitete nga koronavirusi.
Sipas njoftimit të ministrisë, vetëm 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 3 raste në Shkodër, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 12 persona ndërsa vetëm 2 qytetarë marrin shërbim mjekësor në spital.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064
Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste Aktive 100
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1
panorama al