Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime nga ku 192 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërkohë 563 qytetarë janë shëruar.
Njoftimi i plotë i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 561 testime, 192 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 563 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:
124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë