Mjekja epidemiologe : sektori i shëndetësisë gjendet në kaos
Ashtu siç pritej festat e fundvitit ndikuan në shtimin e raste të personave të infektuar nga koronavirus . Mosrespektimi I rregullave anti covid bëri që ditët e para të janarit të kenë një fluks të personave që paraqiten pranë qëndrave shëndetësore për tu testuar nëse janë pozitiv apo jo pas shfaqes së simptomave.
Në Elbasan rastet positive janë rritur në mënyrë të menjëhershme . 102 raste positive rezultojnë në 24 orët e fundit në qarkun e Elbasanit, 70 prej tyre I takojnë vetëm bashkisë Elbasan. Mjekja epidemiologe Erleta Hila pohon se situata është sektorin e shëndetësisë është kaotike, duke ia faturuar të gjithë përgjegjësinë mos respektimit të masave në fundvit.
Vaksinimi me detyrim për punonjësit e administratës dhe atyre të shërbimeve publike ka sjell rritjen e të vaksinuarve në Elbasan. Mjekja Hila thotë se vetëm në ditët e fundit janë vaksinuar nga ky sektor 220 persona.
Nga ana e tyre duket se ka një ndërgjegjësim tek qytetarët sa I takon vaksinimit por ata të cilët vaksinohen janë kryesisht mosha e 3.
Aktualisht në qarkun e Elbasanit rezultojnë pozitiv 757 persona , duke e renditur të katërtin në vend për nga numri I të infektuarve.