Komiteti Teknik nuk ka ndryshuar masat aktuale anti-Covid, të cilat do të mbeten në fuqi edhe për dy javët e ardhshme.
“Situata mbetet e qëndrueshme këtë javë për këtë arsye Komiteti mendon që mos të ketë ndryshim të masave që kemi në fuqi tani. Edhe për këto dy javë ora policore do të mbetet 22:00-06:00, përdorimi i maskave i detyrueshëm në ambjente të mbyllura, aeroporte, qendra tregtare, supermarkete, nuk do lejohet grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, aktivitetet sportive dhe kulturore do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të ambjenteve dhe duke respektuar protokollet e ISHP” njoftoi Rakacolli.