Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit, është rregjistruar sërish një numër i lartë i të prekurve me koronavirus.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, raportohet për 32 persona pozitiv më virusin SARS-COV2. Rastet konfirmohen në këto bashki: Elbasan 22 raste, Librazhdi 9 raste, Peqini 1 rast.
Gjatë 24 orëve të fundit 2 pacientë, një 64 vjeçar nga Gramshi dhe një 76 vjeçar nga Elbasani kanë humbur betejën me virusin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale vijon t’ju bëj thirrje qytetarëve për zbatimin e të masave për parandalimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, për të mbrojtur shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet. Gjithashtu u drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.