Ndërron jetë bashkëshortja e aktorit të humorit Muharrem Hoxha. Mësohet se Jalldiz Hoxha 65-vjeç vdiq pasi humbi betejën me koronavirusin. Sipas informacioneve, bashkëshortja e aktorit do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Asnjë reagim nuk ka ardhur nga aktori apo familjarët e tij. Ndërkohë kujtojmë se aktori Muharrrem Hoxha është larguar nga ekrani shqiptar prej kohësh.
