Një enzimë shumë e ngjashme me atë të helmit të gjarprit është mekanizmi kryesor përgjegjës për vdekshmërinë nga Covid-19.
Zbulimi u bë nga studiues të Universitetit të Arizonës, në bashkëpunim me Universitetin Stony Brook dhe Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Wake Forest. Studiuesit analizuan mostrat e gjakut nga dy grupe të pacientëve Covid-19, një nga 127 pacientët që u përfshinë në studimin e Universitetit Stony Brook midis janarit dhe korrikut 2020, dhe një grupi të dytë të pavarur prej 154 mostra pacientësh të mbledhura gjithashtu nga Stony Brook dhe Banner University nga qendra Mjekësore e Tucson midis janarit dhe nëntorit 2020.
Nga analizat rezultoi se qarkullon një enzimë (sPLA2 -IIA), që mund të jetë faktori më i rëndësishëm përgjegjës për vdekshmërinë tek pacientët me Covid
“Kur enzima e aktivizuar qarkullon në nivele të larta – (te individët që nuk kanë sëmundje shoqëruese gjendet në nivel të ulët) ajo ka aftësinë të “bluajë” membranat e organeve vitale. Shumë pacientë në studim që vdiqën nga Covid kishin nivele shumë të larta të kësaj enzime
Pse enzima është vdekjeprurëse? Ku ajo zhvillohet në nivele shumë të larta ajo shkatërron membranat qelizore të pacientit duke kontribuar kështu në vdekjen e shumë organeve.
Një mekanizëm i ngjashëm ky në karakteristika me ato të një enzime të pranishme në helmin e gjarprit.