Buzët, lëkura dhe thonjtë gri mund të jenë një shenjë se Covid është prezent në trupin tuaj. Sipas Daily Mail , kjo është deklaruar nga CDC, Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. about:blank
Autoriteti shëndetësor i SHBA njeh më shumë se 11 simptoma të Covid duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe të përziera. Por Sistemi Kombëtar i Shëndetit Britanik ende konsideron vetëm tre tregues: temperaturën, kollën e vazhdueshme dhe humbjen e nuhatjes dhe shijes.
Kjo përkundër studimeve të fundit që tregojnë se vaksinat kanë “ndryshuar lojën” dhe kanë çuar në simptoma më të buta të virusit. Sigurisht që është mirë të sqarohemi. Lëkura gri dhe buzët janë një sinjal se ka shumë pak oksigjen në gjak ose se ka qarkullim të dobët të gjakut.
Ato mund të lidhen me probleme serioze duke përfshirë astmën, pneumoninë ose sëmundjet e zemrës.