Rastet e reja me COVID-19 vijojnë të jenë të larta në Greqi.
Ministria e Shëndetësisë greke ka përditësuar të dhënat e fundit për situatën epidemiologjike në vend.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 15,839 raste të reja.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë humbur jetën 22 qytetarë. Sakaq 95 pacientë janë shtruar në intubim.