Home SHOWBIZ Cozman me të dashur të re? – reperi shfaqet me një vajzë...

Cozman me të dashur të re? – reperi shfaqet me një vajzë në krah

30

Rep-artisti i njohur, Cozman, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Jeta e tij private ka qenë gjithmonë e ekspozuar në faqet rozë, e sidomos lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Tuna.

Pas ndarjes me të, reperi nuk ka bërë publike ndonjë lidhje tjetër, përpos një postimi që ka bërë gjatë ditës së sotme.

Cozman në një fotografi në rrjetin social Instagram është parë së bashku me një vajzë, e cila kishte mbuluar fytyrën me telefon.

Dyshja shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, teksa të njëjtin imazh e ka shpërndarë fillimisht vajza në fjalë.

Fansat menjëherë pas këtij imazhi kanë filluar të aludojnë se reperi ka filluar lidhje të re.