Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm dhe në Elbasan fushatën po e drejton kryetari i degës Elbasan dhe nënkryetar i PR-sw, Ergys Muzhaqi i cili nje javë me parë ishte antar i PD nën logon e te ciles mori edhe mandatin e keshilltarit ne Keshillin bashkiak Elbasan. Mandat te cilin tashme do ta shfrytezoje per interesat e partise se tij te re, PR.
Gjatë fundjavës që lam pas u bë prezantimi i Muzhaqit si kryetar i PR për Elbasanin. Ajo që bien ë sy është se gjatë prezantimit të Ergys Muzhaqit si kryetar i Partisë Republikane është se i pranishëm ndodhet edhe kryetari aktual i PD Elbasan Blendi Himçi i cili nuk duket fare i keqardhur që antarët e PD vazhdojnë ti largohen nga partia por përkundrazi prezenca e tij në këtë takim lë indicie se i mbështet largimet nga partia demokratike e Elbasanit duke e bërë këtë forcë politikë të humbasi çdo ditë njerëzit dhe mbështetësit e saj.Pak kohë më parë u largua nga PD edhe Artan Kana.