Nga ecja me dorë në qafë e Mimi Kodhelit dhe Erion Bracës, kalojmë te kjo mënyrë tjetër përshëndetjeje. Këtë herë në fokus janë dy ministra, Elisa Spiropali dhe Bled Çuçi. Ministri i Brendshëm njihet si një nga politikanët që më së shumti gëzon marrëdhënie të mira edhe më kundërshtarët.

Shpesh e kemi parë teksa shkëmben takime dhe biseda edhe me PD e LSI. Këtë herë ai dhe Spiropali janë takuar nxitimthi, ku shkëmbimi i duarve ka zgjatur disa hapa. Duke nxituar për t’u futur në seancë, ata nuk i kanë lëshuar duart përgjatë hapave deri te shkallët. Por ndryshe duket situata te dera e Parlamentit. Aty Çuçi jo vetëm që i ka lëshuar dorën koleges, por si një xhentil i vërtetë, i ka hapur edhe derën.

Mund të themi se ministri e ka bërë deri në fund detyrën e tij prej kavalieri, duke respektuar deri në detaje Spiropalin. Por teksa Bled Çuçi shquhet si mik i të gjithëve, ndryshe e shohim ministren. Në rrugën e saj drejt Parlamentit, ajo shfaqet thuajse gjithnjë e vetme, teksa nxiton hapat për t’u futur në ambientet e brendshme.

Panorama