
Finalistët e Big Brother Vip 4 kanë dhënë arsyet e tyre se përse duhet ta fitojnë ata vetë BBV dhe jo një nga banorët e tjerë. Ndërkohë Egli ka habitur me deklaratën e saj, pasi tha se Gjesti nuk duhet ta fitojë BBV-në.
Sipas Eglit, sjellja e Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi ka treguar kontradiktë mes fjalëve dhe veprimeve të tij, duke zbuluar një papjekuri emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore.
“Kontradikta që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht, papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore. Ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt, por mohimi i dikujt njëkohësisht, që krijon dilema të mëdha te dikush tjetër dhe e vështirëson.
Qëllimin jashtë kësaj shtëpie si njeri mund ta ketë shumë të mirë, por brenda në lojë, nëse vlen si arsyetim, fakti që i vetmi target dhe e vetmja direktivë që ka pasur ka qenë të arrijë fitoren”, tha Egli Tako.
