Prej disa ditësh, emri i Dafina Zeqirit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve se ajo ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.

Sipas burimeve nga mediat rozë, marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pas një kohe të gjatë bashkëpunimi, ndërsa këngëtarja ka ndërmarrë edhe hapa konkretë, duke e hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një veprim që ka ngritur edhe më shumë dyshimet për prishjen e raporteve.

Në mes të gjithë zhurmës, Dafina ka reaguar në mënyrën e saj, përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, thuhej në postimin e ndarë nga artistja, e cila nuk ka shtuar koment personal, por ka lënë të kuptohet se gjithçka është bërë me qetësi dhe vetëdije.