Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në kampionatin rus me Rubin Kazan, në transfertën e CSKA-së së Moskës.
Pasi mori një asist nga lojtari tjetër shqiptar, Shabanhaxhaj, Daku lëvizi mjaft mirë dhe me një goditje tokazi dërgoi sferën pas shpinës së portierit.
26-vjeçari i Kombëtares ka luajtur në këtë sezon 16 ndeshje, për të ky është goli i nëntë, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste. Mirlind Daku po luan edicionin e dytë në Rusi, teksa më herët është aktivizuar në Kosovë, Kroaci, apo edhe Slloveni.
(J.S/BalkanWeb)
