Në mesnatën e 3 korrikut, treshja më e mirë e momentit, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga mban titullin “Dale” dhe është një këngë mjaft ritmike, perfekte për verën.
“Dale” arriti miliona klikime brenda një kohe shumë të shkurtër dhe pa frikë mund ta cilësojmë si një nga hitet e këtij sezoni. Madje kënga ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe po bën namin kudo në botë. Dy ditë pas publikimit shifrat tregonin se “Dale” renditej në 5 vendet e para të listave në vende të mëdha si Zvicër, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe Itali.
Me këtë rast ai ka falenderuar edhe Ledri Vulën e Kidën, që pranuan ftesën e tij për këtë bashkëpunim kaq të suksesshëm.
“15 MILION per nje kohe rekorde prej 11 DITESH, kjo nuk ka ndodh asnjehere ne tregun shqiptar (pa perfshire kenget shqip qe kane dhez international, pra e kam fjalen vetem per kenget qe kane audience shqiptare) Kjo nuk kish mujt me u realizu ma s’pari pa @ledrivula dhe @kida, pastaj pa bashkepuntoret si @qeliklipa, @sbsmusicent, @avddigital dhe @entermedia.tv Nuk kom koment, ju falenderoj shume per krejt kete dashni e komentet e pafundme qe me keni dergu!”, shkruan Butrinti.
icon style