Të tjera detaje janë publikuar nga Fieri, ku për disa orë tashmë është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve të qytetit, në Mbrostar, e që përveç tymit që ka pushtuar zonën, është kthyer në një rrezik të madh për shumë banesa që ndodhen aty pranë.

Sipas burimeve të ‘Fax News’, mësohet se paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga mbledhësit e mbetjeve, banorë të komunitetit Rom, të cilët jetojnë pikërisht në këtë zonë.

Duhet thënë se prej vitesh tashmë, dhjetëra ton mbetje hidhen në këtë fushë, duke rritur kështu edhe shkallën e vështirësisë për të ndërhyrë.

FAX