Fotot nudo të Madonna-s, të cilat janë shkrepur 31 vite më parë, kur ajo ishte 34 vjeçe, kanë dal në ankand. Imazhet bardhezi të realizuara nga Steve Meisel do të shiten jo më pak se 240 mijë paunde.

“Ishte tronditëse dhe emocionuese kur këto foto janë publikuar nga Madonna për herë të parë në fillim të viteve 1990”, tha Darius Himes drejtues i shtëpisë së ankandit Christie’s në Nju Jork.

Në vitin 1992, Madonna fitoi rreth 38,6 milionë dollarë me librin e saj 132 faqe me foto erotike. Edhe pse shumë i diskutuar dhe kritikuar në atë kohë, tashmë libri vlerësohet si një vepër e guximshme post-feministë.