18 dhejtorin e kaluar, teksa Lulzim Basha po zhvillonte Kuvendin Kombëtar të PD, në të cilin u dhanë mesazhe të forta për shkëputjen e Partisë Demokratike nga Berisha, ky i fundit po zhvillonte aktivitetin e tij paralel me atë të PD-së zyrtare, të cilin e quajti “Referendumi për shkarkimin e Bashës”.
Sipas organizatorëve, në referendumin e organizuar në të gjitha degët e partive, ku ra në sy zhvillimi në vende të pazakonta si bare, lokale dhe bilardo, morën pjesë 44 mijë demokratë.
Kjo është një shifër, të cilën nuk e njeh as vetë Partia Demokratike, nuk u konfirmua dot nga burime të pavarura, .
Berisha e shpalli gjatë mbrëmjes së 18 dhjetorit rezultatin e këtij referendumi nga shkallët e PD-së, duke vendosur theskin në mënyrë të posaçme në një nga degët e Tiranës, njësinë nr. 8, që njihet si njësia e Lulzim Bashës.
Sipas Berishës në këtë njësi kishin votuar 760 demokratë për shkarkimin e kryetarit të PD, duke e konsideruar një humbje të thellë për Bashës.
Abcnews.al ka siguruar pamjet filmike nga kjo njëri, të marra nga një kamer sigurie pranë ambientit të votimit të ngritur në njësinë nr.8.
Nga kqyrja e pamjeve rezulton se në ambientin e përcaktuar për votimet kanë hyrë 196 persona, prej të cilëve rreth 117 janë identifikuar si anëtarë, ndërsa pjesa tjetër janë jo aktivë ose që nuk i përkasin fare kësaj dege. Dega në fjalë numëron rreth 1 300 anëtarë.
Ky ishte vetëm një rast, ku persona që nuk kanë lidhje me PD-në kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Berisha për të shkarkuar kryetarin Basha, ku cënohet rëndë besueshmëria e rezultatit të dalë nga kutia e votimit.
Një gjë e tillë shton dyshimet për numrin real të pjesëmarrësve në këto votime ku pretendohet se është miratuar masivisht shkarkimi i Bashës nga drejtimi i partisë.