Provimi i matematikës, ishte ai më i kontestuari nga maturantët, që shkaktoi ngritjen e tyre në protesta përpara ministrisë së Arsimit. Për të zbutur pakënaqësitë e maturantëve, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi tha se do të rishikohej niveli i pikëve të marra për çdo notë.

Ditën e sotme, ministja ka njoftuar se kanë dalë rezultatet e provimit të matematikës dhe shtoi se 1820 maturantë në të gjithë vendin kishin marrë notën 10.
Më tej ajo tha se ishte mundësuar, ulja e nivelit të pikëve për çdo notë, në mënyrë që të kompensonin gabimet për të cilat maturantët ankoheshin.

Postimi i Plotë nga ministrja Evis Kushi

Të dashur maturantë,
Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.
Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

fax