Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për lëndët me zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Në lëndën me zgjedhje 128 maturantë morën notën 10 absolute, ndërsa kanë ngelur 1144 maturantë.
Teksa shpërndau linkun e notave, Kushi foli dhe për ankesat e maturantëve në lidhje me provimin e biologjisë, teksa tha se në hartimin e pyetjeve nuk ka asnjë gabim dhe se pyetjet janë ndërtuar në mënyrë për të vlerësuar të gjithë.
“Të dashur maturantë, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë për të vlerësimin testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë një vlerësim të drejtë sipas nivelit të arritjes. Ju konfirmoj se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë dhe për mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës së bërë” tha Kushi.
Kliko (Këtu) për notat