Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri këtë të martë ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve.

Gjiknuri në fjalën e tij është shprehur ndër të tjera se i njeh Zoton,Gugallian dhe Mërtirin, por thjesht për shkak të pozicionit të tij dhe nuk ka asnjë lidhje shoqërore dhe asgjë.

Sipas tij është për të ardhur keq sesi PD-ja e akuzon për udhëtime me Mirel Mërtirin, por që unë nuk mbaj përgjegjësi se kush ka qenë në avion.

Pjesë nga dëshmia;

Jorida Tabaku: E njihni klodian Zoton, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtirin?

Damian Gjiknuri: Zonja Gugallia nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyre, ndërsa zotin Zoto e kam takuar disa herë kur kam shkuar në cilësinë e ministrit në 2017 dhe një herë në zyrë. Dua të shpjegoj se këto janë njohje që janë rrethanore dhe jo lidhje shoqërore dhe miqësore. Unë kam filluar punë që në 1999 dhe kam pasur shumë funksione shtetërore dhe më ka bërë puna që të njof shumë biznesmenë, por dua që ti ndaj njohjet e afërta.Siç me ka dhënë jeta rrethanat që të njof Lulzim Bashën që 16 vjeç, dhe kemi qenë dhe student në Holandë, por kjo nuk na pengoi të jemi kundërshtarë në politikë.

Jorida Tabaku: Me hollandën ju bashkon dhe adresa e Klodian Zoton, a keni udhëtuar ndonjëherë me Zotin dhe Mirel Mërtirin?

Damian Gjiknuri: Tashmë PD-ja nga 15 udhëtime që thoshte zoti Bardha, tani ka dalë në 7 herë që unë kam udhëtuar me këto dy zotërinj. Unë kam kërkuar nga TIMS që të më nxjerrë datat që ka nxjerrë dhe Bardhi që unë do i dorëzoj dhe në gjykatë, nga datat që më përkojnë janë vetëm 4 herë dhe ai është transport publik dhe unë nuk e di nëse ka qenë apo jo Mirel Mërtiri në avion. Një udhëtim është familjar, datat e tjera janë forume.  Unë nuk e mohova që i njoh si shumë biznesmenë të tjerë, por nuk kam kryer asnjë udhëtim privat me personat që jam akuzuar nga zoti Bardhi që do të përballem në Gjykatën e Tiranës. Edhe ju unë ju njoh, pasi me vëllain tënd jam komshi si të them që kam konflikt interesi?

Vijon….