Ulja e temperaturave në orët e fundit, kanë sjellë reshje bore në juglindje të vendit dhe në disa zona malore mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Mëngjesin e sotëm, ndonëse zyrtarisht në mes të pranverës, fshati turistik i Dardhës në Korçë është zbardhur sërish nga petku i borës.

Reshjet kanë qenë të konsiderueshme, por nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim, duke iu lënë mundësinë turistëve të vizitojnë këtë zonë të mrekullueshme.