Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla bëri mbrëmjen e djeshmne daljen e tij të parë televizive, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar me 2 vite burg për fshehje të të ardhurave.

Në fjalën e tij Llalla sulmoi ish-deputetin e PS-së Alfred Peza, për të cilin tha se ka shpifur vazhdimisht në drejtim të familjes së tij, ndërsa shtoi se vetë ish zyrtari ka një pasuri të pajustifikueshme.

Teksa u pyet për shpalljen non grata nga SHBA-të, Llalla tha se një pjesë të mirë të ”meritës” për këtë e kishte dhe Peza, me shkrimet e tij kundër familjes së ish-kryeprokurorit.

Lidhur me akuzat e Llallës, ka reaguar sot edhe Peza, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan: Ai momenti kur zgjohesh me komplimenta te nje tjeter niveli nga Adriatik Llalla. Faleminderit shume! Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte edhe kjo dite!

Ajo që vlen të theksohet është fakti se Peza nuk është përgjigjur mbi akuzat që Llalla ngriti për pasurinë e gazetarit, dhe mënyrën sesi ai arriti të dilte i pastër nga drejtësia, duke i hequr dhe masën e sekuestros ndaj pasurisë.