Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi njofton se partia e tij LZHK, do t’i bashkohet protestës së 7 korrikut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehi rendit disa prej arsyeve që sipas tij duhet t’i bëjnë shqiptarët të protestojnë.
Megjithatë ai shton se ndryshimin e sistemit e kanë në dorë vetëm të rinjtë.
“Vetëm të rinjtë e kanë në dorë ndryshimin e sistemit, me forca të reja, ide të reja, vullnet për të punuar dhe për tu zhvilluar, me qasje të re moderne, pro evropiane dhe pro atlantike”, shprehet Shehi.
Postimi i plotë:
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë.
Do të qendrojë pranë shqiptarëve, të cilët protestojnë për jetesën e tyre dhe jo luftës politike për karrige pushteti!
Thuaji JO, Korrupsionit.
Protesto ndaj çmimeve të larta.
Protesto ndaj bordeve fantazëm.
Thuaj JO, oligarkisë.
Protesto për pluralizmin politik.
Protesto për lirinë e fjalës.
Thuaji JO, sistemit.
Protesto për përfaqësim më të mirë.
Protesto për barazi ndaj ligjit.
Thuaji JO, shpopullimit të vendit.
Protesto ndaj degradimit të arsimit.
Protesto për të rinjtë që po ikin.
Forca e ndryshimit, qendron në përfshirjen e të rinjve në politikë.
Politikanë të rinj, të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm nga Kupola e Sistemit.
Sistemi s’mund të ndryshojë nga ata të cilët vet e krijuan atë.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë pranë njerëzve të cilët kërkojnë ndryshim, pranë njerëzve që mbrojnë vlerat e demokracisë, i thonë jo korrupsionit, jo establishmentit të vjetër.
Për këto arsye do të protestojmë.
Për qytetarët dhe jo për të caktuar kush do jetë shefi i Opozitës.
Për qytetarët dhe jo për karriget e klaneve të Opozitës.
Vetëm të rinjtë e kanë në dorë ndryshimin e sistemit, me forca të reja, ide të reja, vullnet për të punuar dhe për tu zhvilluar, me qasje të re moderne, pro evropiane dhe pro atlantike.