Studimet tregojnë se nuk ka një kohë fikse që njerëzve u duhet për të rënë në dashuri, ama shenjat nuk ndryshojnë dhe aq nga një person te tjetri. Shumica e njerëzve pajtohen se dashuria duket kështu:

– Një shpërthim energjie dhe emocioni/adrenaline. Ju mund ta përshkruani këtë ndjenjë si “të qenit në majë të piramidës”.

– Një ndjenjë e risisë, e të panjohurës: Rutina juaj e përditshme mund të ndihet e ringjallur, më e ndritshme ose më interesante, edhe nëse në thelb nuk ka ndryshuar dhe aq shumë.

– Vështirësi për t’u përqëndruar në diçka tjetër. Ata zënë pjesën më të madhe të mendimeve tuaja. Ju mendoni për takimin e fundit, takimin e radhës apo kujtimet e shkuara.

– Dëshira për të kaluar sa më shumë kohë së bashku. As nuk ju intereson se çfarë do të bëni bashkë. Do pastroni shtëpinë? Shumë mirë. Do gatuani? Tingëllon perfekte!

– Interesimi për gjithçka rreth tyre. Ju dëshironi të mësoni gjithçka që mundeni – ushqimet e preferuara, ëndrrat dhe qëllimet e tyre, për të mos folur për të përbashkëtat.

– Lidhja juaj nuk është vetëm fizike, edhe pse kimia e madhe nuk mungon. Ju gjithashtu ndjeni një lidhje të fortë emocionale.

– Një ndjenjë sigurie. Ju nuk ndiheni vetëm fizikisht të sigurt pranë tyre. Ju gjithashtu e dini që mund të flisni për mendimet dhe ndjenjat tuaja më të thella, më private – dhe t’i besoni atyre emocione që nuk do t’ja tregonit kujtdo.

Fax