Erion Murataj PSD

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 sot (e hënë) është organizuar një ‘dasmë’. Me kërkesën e tij, Gjesti dhe Egli Tako, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Natyrisht në kuadër të lojës, por që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre, jashtë shtëpisë. Ata po shkëlqejnë me paraqitjen e tyre, Egli në fustan nusërie teksa Gjesti me kostum të zi elegant.

Ndërkohë celebrimi i tyre po bëhet nga moderatori i këtij programi, Ledion Liço. Të pranishëm janë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Ballku e shumë ish-banorë të këtij formati.

Për atmosferën po përkujdeset këngëtarja nga Kosova, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhat.