Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e nesërme do të nisë konsultimet me partitë politike në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se të mërkurën Presidenti Begaj do të presë në takim krerët e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK.
Po ashtu bëhet e ditur se të enjten do të presë perfaqësues nga Partia e Lirisë.
Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvilloje ditën e hënë, më 25 Nëntor.
LZHK, PR dhe PLL kanë konfirmuar që do të marrin pjesë në takimin me Presidentin.
Po ashtu, edhe Partia e Lirisë ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të përfaqësohet me sekretarin e përgjithshem, Tedi Blushi.
Kujtojmë se më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielave të para të majit, pra më datë 4 ose 11 maj, por gjithësesi këto janë thjeshtë supozime.
Kjo pasi është Presidenti i Republikës ai që do të caktojë datën e zgjedhjeve, pas konsultimeve me faktorët politikë në vend. (A