Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 sfidat e para të javës së 27-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku padyshim surprizat dhe spektakli nuk kanë munguar.

Kështu, Bayern Munich ka marrë “hak” ndaj Freiburg, pas eleminimit nga Kupa e Gjermanisë mbrëmjen e së martës. Në “Europ-Park Stadion”, “bavarezët” trifumfuan me rezultatin minimal 0 me 1, ku padyshim protagonisti absolut i sfidës ishte mbrojtësi hollandez Matthijs De Ligt, i cili pas një pasimi të bukur nga Jamal Musiala shokon portierin e vendasve me një goditje nga 25 metra duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 52’-të të sfidës.

Në krahun tjetër, në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund ka rigjetur ecurinë pozitive në kampionat pas asaj disfate dramatike të javës së shkuar ndaj Bayern Munich, teksa kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 2 me 1 ndaj rivalëve të vendit të 3-të, Union Berlin. “Verdhezinjtë” e gjetën avantazhin të parët me “tulipanin”, Donyell Malen, i cili “çau” rrjetën e “berlinezëve” në minutën e 28’-të të sfidës. Miqtë gjetën barazimin në minutën e 61’-të falë golit të Behrens, por një super Youssoufa Moukoko në minutën e 79’-të i jep fitoren vendasve duke mos i larguar nga gara për titullin kampion.Kështu, pas këtyre rezultateve, Bayern Munich ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe pozicionohet në vendin e parë të renditjes. Me 56 pikë, vetëm 2 më pak se “bavarezët” në vendin e 2-të të tabelës pozicionohen “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, ndërka Union Berlin e Freiburg mbesin në vendet e 3-të dhe të 4-rt me nga 51 dhe 47 pikë respektivisht. /i.m /abcnews.al