
Dea Mishel ka komentuar mbi dinamikën mes Eglit dhe Gjestit, duke komentuar një nga klipet ku ata shfaqeshin duke u përpjekur të sqaronin marrëdhënien mes tyre.
Dea u shpreh: “Kur i shikon, sikur te ky klipi qe po mundoheshin te sqaroheshin, duken shumë të këndshëm bashkë edhe kjo është ajo gjëja se ti mendon që kjo gjëja mund të funksionojë.
“Por, që nga fillimi, ata të dy kanë kërkuar gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kanë folur një gjuhë shpirtërore të ndryshme dhe nuk janë kuptuar dhe kanë përfunduar në një situatë toksike”, tha më tej Dea në Fun Club.
“Egli vetë e thotë që ‘unë pres nga ty që të të befasohem’, pra ajo vetë e di dhe e pranon brenda vetes që kjo gjë ka shumë gjasa që të mos funksionojë dhe do të ishte befasi nëse do të funksiononte”, përfundon ajo.
E pyetur për momentin kur Egli e bën Gjestin të bëjë be në kokën e motrës, Dea shtoi: “Egli ka frikë se ai po luan me ndjenjat e saj, duke ditur se Gesti ka qenë më i shkëputur emocionalisht, siç e ka thënë edhe vetë ai”.
