Kryesia e Partisë Demokratike që prej orës 18:00 të pasdites së sotme është mbledhur në selinë blu për të diskutuar konkluzionet e analizës së rezultatit të 25 prillit, dy ditë para se kjo analizë të diskutohet dhe votohet në Kuvendin Kombëtar të Partisë, që do të mblidhet të shtunën.

Në mbledhjen e Kryesisë ka pasur debate të shumta, ku mësohet se deputeti i qarkut të Korçës Edmond Spahu është shprehu i pakënaqur me analizën e bërë për zgjedhjet që lamë pas.

“Analiza e Korçës nuk është reale, kemi marrë 5 mandate, maksimumin. Në anlizë thuhet se Korça arriti vetëm projeksionin minimal”, tha Spaho.

Ka qenë edhe drejtuesi i qarkut Durrës, Edi Paloka, ai i cili nuk ka rënë dakord me analizën e bërë duke kërkuar ndryshimin e raportit.

“Duhet ta ndryshojmë nuk mund të jetë ky dokumenti i analizës”, tha Paloka.

fax