Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit të mbajtur sot. Mbledhja e cila për herë të parë që pas formimit të këshillit të dal nga zgjedhjet e 14 Majit nuk u transmetua drejtëpërdrejtë në platformat sociale si herët e kaluara nga administrata e bashkisë Elbasan dhe Këshillit Bashkiak.  

Si pikë e fundit në hapsirën për diskutime të ndryshme u raportua për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe të pleqësive. 

 Ishte Erion Murataj kryetar I PSD për qarkun e Elbasanit, njekohësisht antarë I këshillit bashkiak të kësaj force politike I cili debatoi me tone të ashpra me kryetarin e këshillt bashkiak Lutfi Lala. Këtij të fundit Murataj I bëri me dije se procedura për zgjedhjen e kryepleqëve në njesitë administrative do të shkojë në Prokurori për falsifikim të akteve dhe vulave të institucionit shtetëror pasi që në gjenezë procesi I nisur nga Këshilli Bashkiak për zgjedhjet e këtyre njësive ka qenë pre e falsifikimeve të akteve në komisionet zgjedhore të cdo fshati. Më tej Murataj I bëri me dije se një tjetër padi administrative do të hapet nga ai në gjykatën administrative me objekt pavlefshmë rinë absolute të prcesit zgjedhor pasi në shumicën e fshatrave nuk përmbushet kushti I korumit të votuesve bazuar në rregulloren e këshillit bashkiak dhe ligjit për zgjedhjen e kryetarëve dhe pleqsive të tyre në një sitë administrative.