Pas debateve të mbledhjes të sotme në Grupin Parlamentar të PD-së ka reaguar deputeti i i PD-së, Edi Paloka. Në një status ne rrjetet sociale Paloka ka akuzuar deputetë të PD se po ndjekin rrugën e përçarjes, njëlloj si Lulzim Basha për të cilin thotë se ishte ai që solli përçarjen në parti.Ndër të tjera Paloka shkruan se nëse dikush, për interesa te caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve Lulzim Basha me 9 shtator, atëherë ai duhet te gjejë rrugën e tij.
Postimi i Edi Palokes
Është e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin e shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata qe ndjekin linjën e përçarjes se grupit. L.B formalisht mori përsipër përgjegjësitë e tij për vendimin personal që solli si pasoje dhe përçarjen e PD dhe situatën ku jemi sot. Për fat te keq, ketë linje, që i intereson vetëm Ramës, po vazhdojnë ta ndjekin dhe dy tre deputete te tjerë qe përveç mandatit te deputetit qe ju kane dhënë demokratet, nuk kane asnjë tagër tjetër sot. Te flasësh gjoja për bashkim dhe te quash rikthimin e deputeteve te PD ne selinë e tyre dhe ne grupin parlamentar ; “pushtim me dhune” …!