Semi dhe Donaldi sqaruan mbrëmjen e djeshme debatin e zhvilluar pak ditë më parë, i cili nisi pas teorisë së Meridianit. Ai i tha aktorit se jashtë e perceptojnë si “Donaldi i Borës”.
Nisur nga kjo, Donaldi deklaroi se ndonëse është i dashuruar me moderatoren, ai është beqar sepse kanë shumë gjëra për të sqaruar. Deklarata e tij nuk u prit mirë nga Semi, e cila i tha se nuk duhej ta kishte puthur Borën.
Mbrëmjen e djeshme Semi u shpreh: E di historinë e tyre me njëri-tjetrin. E di se sa duhen. Nuk kam dashur që të ndahen, jam mërzitur shumë. E di sa është mërzitur Bora dhe sa është mërzitur Donaldi e pse mos të tentojnë të dy. E kuptova që Donaldi u mërzit, i kërkova falje dhe nuk do ndërhyj te kjo gjëja.
Balina e banorë të tjerë dyshuan se Semi po bënte lojë, por Donaldi i doli në mbrojtje duke thënë se ajo është e sinqertë. Megjithatë ai shtoi se ndonëse e do shumë Semin, ka ardhur koha të mendojë për veten e tij.
Donald: Jam i sigurt që Semi nuk bën lojë. Ajo është shumë e sinqertë dhe unë e dua shumë. Nuk dua të përmendet më kjo gjëja se është pjesa ime private. E dija që me Semin do kishte situata të sikletshme. Ka ardhur koha të shoh veten time dhe të bëj për veten time. Pjesa tjetër që më bën të ndihem keq është se a Semi më ka xhan vërtetë apo vetëm se kam qenë i lidhur me shoqen e saj. Vjen një moment si jashtë si brenda që unë duroj duroj duroj pastaj them stop. Ka ardhur koha të mendoj për veten time. Kaq kam.