Debatit virtual midis Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është bashkuar edhe deputeti Taulant Balla.
Ky i fundit përmes një postimi është shprehur se PD drejtohet nga një hetues i UÇK- së. Balla u shpreh se komandantët e UÇK duhet të mbajnë mend mirë se Basha largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm duke përmendur këtu me iniciale dy prej shqiptarëve që kreu i PD-së largoi.
“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largove të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi. Siç shkruan HRW, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”,ka shkruar Balla.