Nisja e reshjeve të dëborës gjatë ditës së djeshme, vendin sot ua ka lënë ngricave të shoqëruara me erë të fortë dhe me ulje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme deri në minus -10 gradë C.

Ulja e temperaturave ka krijuar akull në të gjitha segmentet e rrugëve nacionale dhe rurale.

Qarkullimi në aksin Bulqizë-Peshkopi kryhet me vështirësi për shkak të dëborës dhe erës së fortë.

Vështirësi ka edhe në akset Bulqizë-Klos-Burrel, Bulqizë-Krastë, Ura e Çerenecit-Librazhd si dhe Qafa e Buallit-Qafë Murrizë.

Probleme ka dhe në rrugët ruale Ura e Çerenecit-Ostren i Madh dhe Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës.

Prani dëbore dhe akulli ka dhe në aksin rrugor Qafë e Buallit, rruga që lidh minierat e  zonës D.

Raportohet se trashësia e dëbores në njësitë administrative si Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh, Shupenzë, Fushe Bulqizë dhe Gjoricë në rrethin e Bulqizës ka arritur 30 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella. Disa fshatra të njësive të bashkisë Bulqizë janë bllokuar.

Top Channel