Reshjet e dendura të shiut të një ditë më parë janë shoqëruar me reshje dëbore dhe ulje të temperaturave deri në minus 4 gradë.
Siç shihen edhe nga pamjet reshjet dëborës janë ofruar deri në afërsi të qytetit të Bulqizës.
Prani të reshjeve ka edhe në fshatrat e thella të njësive administrative si Trebisht, Ostren, Zerqani, Fushë Bulqizë dhe Martanesh, ku dhe kanë sjellë probleme në frutikulturë si dhe tek të mbjellat
Problem nga reshjet ka pasur edhe në rrugët e minierave të Zonës D,Martanesh si dhe në Tërnovë.
