Momentalisht mjetet e ushtrisë amerikane po demonstrojnë gjatë stërvitjes ‘Defender 21’ zbulimin e një mine në zonën e Zall Herrit.
Gjithashtu është realizuar shtrimi i një rruge në shërbim të komuniteti në zonën e Zall Herrit. Kjo stërvitje do të vijojë deri në qershor ku 1 mijë trupa shqiptare do të kenë mundësi të specializohen nga ato amerikane në realizimin e operacioneve të ndryshme.
Forcat e armatosura shqiptare do të marrin pjesë në një sërë aktivitete të tjera të cilat do të zhvendosen në zona të ndryshme të vendit, duke vijuar me stërvitjen e rradhës në Vlorë.
Kjo stërvitje është cilësuar si një privilegj nga drejtuesit ushtarakë shqiptarë, për faktin që një stërvitje ushtarake e këtyre përmasave zhvillohet në Shqipëri.