Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”.

Veç pamjeve, Rama shkruan se stërvitja ndërkombëtare është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.

Ai shton se stërvitjha zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25″, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.