Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit për ndryshimet në Kodin e ri Penal. • Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se ky draft që kur është prezantuar, ka krijuar debate dhe diskutime të shumta. • Ndërkohë që theksoi se ky draft është porositur si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE. • Manja deklaroi se gjithsej do të jenë 25 tryeza konsultimi publik ku do të diskutohen tematika të caktuara. • Në fund të fjalës së tij, Manja ka theksuar se Shqipëria do të bëhet me Kod të rui Penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe pasi të marrë vulën në Bruksel. • Ndërkohë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka treguar bazat që grupi i punës ka marrë për paraqitjen e masave të dënimit. • Gjatë fjalës së tij, Rakipi ka theksuar se janë disa nga burimet që ata janë bazuar, ku futet kodi aktual penal, praktikat gjyqësore si dhe eksperienca e anëtarëve të grupit të punës. Rakipi ka deklaruar se elementi i parë në këtë draft është dekriminalizimi i veprave ndërsa i dyti është dënimi dhe masa e tij. • Rakipi në fund theksoi se ata duan që të dekriminalizojnë eutanazinë dhe prostitucionin dhe sipas tij debati publik duhet të bëhet nëse duhet të dekriminalizohen këto apo jo.