Aktorët Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër mesditën e sotme, i cili ka degraduar në sharje dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit për perversitet dhe mungesë edukate.
Ndërsa Egla i ka përmendur Shkodrën, Juliani i është kthyer ashpër aktores duke thënë se ajo ka dhënë audicion tek ai, dhe është nxjerrë me shkelma jashtë për paaftësi.
Sipas Julit, Egla ndodhet në Big Brother për të kompensuar mangësitë e saj jashtë.
Egla: Ik ore, gjë e ndyrë. Gjë e vogël, yttt…
Juli: Ec, hajde se me radhë e keni rrugën, ec… Ke ardhur dhe ke bërë audicion dhe të kam nxjerr me shkelma jashtë sepse nuk ke bërë gjë, po ik.
Egla: Kur mo?
Juli: Ti, ti. Ke ardhur te unë dhe ke bërë audicion dhe të kam nxjerrë jashtë.
Egla: Audicion tek ty?
Juli: Po, po. Thuajua njerëzve të vërtetat.
Egla: Audicion unë tek ty?
Juli: Vjen këtu për të kompensuar mangësitë e tua atje jashtë, po ik o Egla.
Egla: Unë audicione kam bërë dhe do të vazhdojë të bëj sa të kem profesion.
Juli: Nuk ka njeri më përvers dhe më pornografik në batuta sesa je ti.