Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Bardhi në një reagim në rrjete sociale shkruan se Rama futi në politikë dhë parlament përfaqësues të krimit, vrasës dhe trafikantë.

Ndërkohë shton se për të mbrojtur buxhetin që financon vetëm PPP korruptive, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë.

Reagimi i Bardhit:

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shkruan Bardhi.