Ka dalë ekspertiza paraprake për vdekjen e 32-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u ndoq dhe u shoqërua nga Policia.
Shqyrtimi mjekësor shprehet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës. Në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa cm ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lënden narkotike.
Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qënë kokainë apo jo. Gjithashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 30-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.