Personi që shihni në foton e mëposhtme është Fiqiri Rexhepi, 60-vjeçari, i cili u mbyt sot teksa lahej në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë të Fierit. Ndërkohë, miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e mikut të tij, pasi po rrezikonte të mbytej në ujërat e detit dhe menjëherë sapo ka konstatuar, 47-vjeçari Arben Alizoti ka hyrë në ujë për ti ardhur në ndihmë mikut të tij, por që ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.

Të dy ata ishin banorë në qytetin e Fierit, ndërsa raportohet se viktima është identifikuar si Fiqiri Rexhepi, ndërsa miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë.

fax